E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stambolli goditet nga tërmet i fuqishëm 6.2 ballë
Bota

Stambolli goditet nga tërmet i fuqishëm 6.2 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi sot qytetin e Stambollit, një nga metropolet më të mëdha dhe të rëndësishme të Turqisë.

Sipas raportimeve të para, nuk janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale, por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik dhe kanë detyruar qytetarët të evakuohen nga ndërtesat. Tërmeti u ndje në të gjithë provincat e qytetit që shtrihet mes brigjeve evropiane dhe aziatike të ngushticës së Bosforit.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër në zonën e Silivrit, rreth 80 kilometra në perëndim të Stambollit, dhe një thellësi prej 9.92 kilometrash.

Deri më tani, raportohet për një person të lënduar, i cili mësohet se është hedhur nga ballkoni nga frika në momentin e lëkundjes. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të lënduarve të rritet.

Ky tërmet konsiderohet ndër më të fortët që ka goditur Stambollin në vitet e fundit, një qytet ku jetojnë rreth 16 milionë banorë.

Institucioni turk për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, AFAD, ka këshilluar qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura dhe të shmangin qëndrimin pranë ndërtesave derisa situata të qetësohet plotësisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.