E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Steve Banon dhe  “Cambridge Analytica”
Bota

Steve Banon dhe “Cambridge Analytica”

Ish-strategu i Trump qëndron pas përdorimit të të dhënave të marra nga “Facebook”-u

Sipas Chris Wylie, personi që nxori i pari detajet që provokuan skandalin, Banon, tre vjet para detyrës në Shtëpinë e Bardhë, nisi të punonte me një program ambicioz: ndërtimin e profileve të detajuara të miliona zgjedhësve amerikanë, te të cilët do të shpërndaheshin më pas mesazhet populiste që karakterizuan fushatën e Trump-it.

Banon ka qenë pjesë e bordit të kompanisë “Cambridge Analytica”, kur u bë një nga njerëzit më të fuqishëm të fushatës elektorale të Trump-it.

Ai e lançoi i pari kompaninë falë financimeve të mbështetësve të pasur.

Sipas ish-punonjësit të “Cambridge Analytica”, Wylie, i cili ka folur për “Washington Post”, Banon në atë kohë ishte shefi i Alexander Nix, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, që është pezulluar nga puna ditën e djeshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.