Stilistja Ajola Xoxa hedh në treg modelin e ri të palltos “Xoxavel”
Landi Çela
Tirana, qyteti ku jeta është shndërruar në një manifestim të propagandës, ka tani edhe yllin e vet të padiskutueshëm të “artit kontemporan”: Ajola Xoxa. Nuk mjaftojnë më daljet e përditshme të Erion Veliajt, që nga festa e pemës së Vitit të Ri deri te inaugurimet e stolave në parqe; tashmë skena është hapur edhe për zonjën e parë të Tiranës, e cila ka vendosur të na mahnisë jo me llogaridhënie, por me pallto dhe buzëqeshje nëpër studio televizive.
Diplomimi i Xoxës: Misteri i shekullit
Zonja Xoxa ka folur dikur si eksperte e reformës në drejtësi, duke u ulur në panele me juristë me karrierë të gjatë. Por qytetarët ende nuk dinë: e ka përfunduar zonja Xoxa arsimin juridik? Apo dritarja e saj e dijes është po aq e blinduar sa rrjetat e mushkonjave që promovon? Pretendimet për studime në “Bocconi” janë po aq misterioze sa rruga që e ka çuar zonjën nga bankat e fakultetit në përdorimin pa shpërblim të vilave në Bllok.
Nga reforma në drejtësi te reforma gardërobë
Kur kërkohen sqarime për fondet publike që kanë rrjedhur nga ministritë e Kryeministrit Rama drejt bizneseve dhe galerisë së zonjës Xoxa, përgjigjja është… një pallto! E veshur me një modë që sfidon çdo krizë energjetike, Xoxa na shfaqet mes artit modern dhe “ngrohjes” joekzistente, me pallto që të lënë të dyshosh: mos vallë pronari i vilës në Bllok nuk ka paguar më energjinë elektrike? Apo është faji i artit kontemporan që i mungon ngrohtësia emocionale?
Pyetje për Zonjën e Artit dhe Modës
Pasi kuptuam se në këtë realitet asnjë pyetje serioze nuk ka për të marrë përgjigje, ja disa pyetje më të përshtatshme për interesat e zonjës Xoxa:
1.Pse zgjodhët një pallto për sfilatën në galerinë tuaj?
•A është kjo një revoltë kundër modës së fustaneve nga gjyshja?
•Apo mos vallë gjyshja tani është duke qepur pallto dhe na prezantoni koleksionin e ri dimëror?
2.A keni në plan të zgjeroni galerinë tuaj me një seksion për modën?
•Sepse qytetarët duken më të interesuar për sfilatat tuaja sesa për transparencën e pasurive.
3.Si arrini të kombinoni stilin kontemporan të artit me heshtjen klasike për të gjitha pyetjet publike?
•Mos ndoshta është një mënyrë e re për të shpikur artin modern të shmangies?
Ajola Xoxa në emisionin “Rudina”

Konkluzion
Zonja Xoxa, qytetarët nuk presin më shpjegime për fondet publike që përdorni, për pasuritë që shfrytëzoni pa pagesë, apo për diplomimin tuaj të mistershëm. Ata thjesht duan të dinë: Kur do të jetë sfilata juaj e ardhshme dhe a mund të hyjnë në listën e të ftuarve?
Në një qytet ku arti dhe drejtësia janë thjesht dekor për propagandën e bashkisë, Ajola Xoxa mbetet një ndër perlat më të shndritshme të ironisë së ditëve tona. Palltot mund të ndryshojnë, por heshtja gjithmonë mbetet në modë.
Ajola Xoxa te emisioni “Rudina”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


