E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken telefonon kryeministrin Rama
Bota

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken telefonon kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit Antony  Blinken kanë zhvilluar një bisedë në lidhje me strehimin e afganëve në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se dy zyrtarët e lartë janë konsultuar në lidhje me ofertën e NATO-s, që Shqipëria të pranojë përkohësisht afganët në nevojë.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s,  për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.