E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studenti rrezikon ekzekutimin nga Kim Jong-un
Bota

Studenti rrezikon ekzekutimin nga Kim Jong-un

Duke bërë një sy gjumë gjatë një shfaqje patriotike, ky student i Koresë së Veriut ka rrezikuar dënimin më të madh nga diktatori Kim Jong-un, atë të dënimit me vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë studentin në një shfaqje shtetërore cirku në kryeqytetin Pyongyang.

Edhe pse ngjarja paraqiste akrobacione dhe veprime të kafshëve të shoqëruara me këngë patriotike, ato nuk ishin të mjaftueshme për të tërhequr djaloshin.

Një turist në mesin e turmës e fotografoi studentin derisa ai flinte gjatë performancës – një shenjë kjo që mund të merrej si e mosrespektimit të liderit suprem Kim.

Dënimet për “fjetje” gjatë shfaqjeve shtetërore nuk janë të panjohura në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut ekzekutoi një ministër të lartë që besohet të ketë rënë në gjumë gjatë një fjalimi të liderit Kim.

Gjithashtu Kim Yong-jin, zëvendës-kryeministri për arsimin, pagoi çmimin për “qëndrimin e tij të keq” në parlamentin e Koresë së Veriut.

Dënime për çështje të tilla janë të njohura në vendt diktatoriale e sidomos në regjimin e Kim I cili nuk pranon aspak “mungeësë respekti”.

Vendi komunist madje paralajmëroi edhe presidentin Trump pak kohë më parë kur ky i fundit e quajti Kim Yong-un “të shëndoshë dhe shkurtabiq”.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.