E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Suedi/Ekstremistët e djathtë   dalin të tretët në zgjedhje, suksesi që prisnin
Bota

Suedi/Ekstremistët e djathtë dalin të tretët në zgjedhje, suksesi që prisnin

Partia ekstremiste e djathtë ” Demokratët Suedezë“ arriti suksesin që pritej, duke zënë vendin e tretë me 17,6%, partia e kryeministrit, Stefan Löfven arriti 28.4% të votave. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Të dielën 7,3 milionë suedezë zgjodhën parlamentin e ri të vendit. Socialdemokratët suedezë rreth kryeministrit, Stefan Löfven zenë vendin e parë me 28.4% të votave. Konservatorët e moderuar vendin e dytë me 19,8%, kurse shtimin më të madh të votave e pati Partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” arriti vendin e tretë duke kapur 17,6% të votave.

Löfven e ftoi opozitën pas zgjedhjeve për bisedime koalicioni. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësor ndaj të huajve. Por pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër, gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan „Demokratët Suedezë”, SD, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve.

Frika nga rënia sociale dhe dhuna

Në Suedi është rritur, ashtu si edhe në Gjermani, një frikë e paqartë, megjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Löfven nuk arriti t’i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike „ligj dhe rregull”. Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë „demokratëve suedezë”: Në gusht të rinj benda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave. Për çdo krizë, si psh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Löfven, vlerat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.