E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SULMI ME 50 TË VRARË, ZELANDA E RE MIRATON LIGJIN PËR ARMËT
Bota

SULMI ME 50 TË VRARË, ZELANDA E RE MIRATON LIGJIN PËR ARMËT

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar pro ndalimit të të gjitha llojeve të armëve gjysmë automatike dhe pushkëve pas sulmit në Christchurch.

Projetktligji për reformën e armëve kaloi pas leximit përfundimtar në parlament. Ndërsa pritet dekretimi i tij brenda disa ditëve pas marrjes së pëlqimit nga guvernatori i përgjithshëm.

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi ndryshime në ligj pasi 50 njerëz u vranë muajin e kaluar nga një i person i armatosur në dy xhami në Christchurch.

E përlotur, ajo tha në parlament se ishin mbledhur “për shkak të viktimave dhe familjeve”. Ajo tha se kur vizitoi të lënduarit në spital asnjëri prej tyre nuk kishte vetëm një plagë me armë zjarri.

“Ata do të jenë me aftësi të kufizuara gjithë jetën dhe këtu pa konsideruar edhe ndikimin psikologjik”, tha ajo, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al.

“Këto armë u projektuan për të vrarë, dhe kjo është ajo që ata bënë më 15 mars,” u tha Ardern deputetëve.

Australiani Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, akuzohet për vrasjen e 50 perosnave dhe plagpsjen e 39 të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e Zelëndës së Re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.