E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes, Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve
Flash

Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes, Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate ku është qëlluar me armë zjarri ndaj godinës së Top Channel dhe për pasojë humbi jetën roja 60-vjeçar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan “bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve”.

POSTIMI I PLOTE I METES

Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.

Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.

Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.