E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet ambasada ruse në Rumani
Bota

Sulmohet ambasada ruse në Rumani

Një makinë është përplasur në portën e ambasadës ruse në kryeqytetit rumun, Bukuresht, duke shpërthyer në zjarr dhe duke vrarë shoferin, tha policia.

Sipas policisë në Bukuresht, makina u përplas në portën e Ambasadës rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, më 6 prill, por nuk arriti të hyjë brenda kompleksit të ambasadës.

Zjarrfikësit arritën që ta shuanin zjarrin, por shoferi i makinës vdiq në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet përmes një deklarate.

Videot e postuara pas incidentit tregojnë makinën e përfshirë nga zjarri teksa personeli i sigurisë shihej duke vrapuar.

Ende është e paqartë nëse ky ishte një aksident apo makina u përplas qëllimisht. Policia tha se po hetonte incidentin dhe nuk publikoi identitetin e shoferit.

Në javët e fundit, disa ambasada ruse në shtete të Evropës kanë qenë cak i protestuesve të zemëruar, pas nisjes së luftës të paprovokuar të Moskës në Ukrainë./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.