Supëroperacioni në Itali, sekuestrohet mbi 500 kg drogë dhe arrestohen 17 persona
Një operacion i madh është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Itali, ku kanë përfunduar mbi 17 persona në pranga.
Sipas mediave vendase mësohet se mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi e madhe droge rreth 500 kilogram.
Rrjeti i trafikut të drogës u godit nga Guardia dhe Prokuroria e Firences kryhej me anë të autobusëve të linjës që manaxhonte një shoqëri milaneze dhe që udhëtonte në itinerarin Holandë-Belgjikë-Milano.
Droga fshihej pjesë të ndryshme të autobusit të cilat modifikoheshin që të ishin të dallueshme nga Policia.

Kokaina dhe kanabisi shpërndaheshin në zonën e Lombardisë. Koka i grupit dyshohet se ishte një shqiptar, i lidhur me mafien kalabreze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



