E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sylvinho për përballjen me Çekinë: Ndeshje e vështirë
Bota

Sylvinho për përballjen me Çekinë: Ndeshje e vështirë

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka deklaruare se përballja me Çekinë është e vështirë dhe se mund të ndodhë gjithçka. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sylvinho tha se skuadra jonë ka avantazhin fushë dhe duhet ta shfrytëzojë atë.

“Gjithmonë, ndeshja e radhës është më e vështira, e rëndësishme. Janë në avantazh, kanë një pikë më tepër. Grupi është i ekuilibruar, i vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, duhet të japim nesër në fushë 100 përqind nëse duam të marrim rezultat të mirë. Ne kemi avantazh që luajmë në stadiumin tonë.”, theksoi Sylvinho.

Kujtojmë se më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina.

Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.