E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera qindra milionë euro, u shfry si  flluskë sapuni!
Lajme

Afera qindra milionë euro, u shfry si flluskë sapuni!

Tabaku e pakënaqur me GJKKO për vendimin e Inceneratorit: “Duhet të kishin parë komisionin tim

Jorida Tabaku deklaroi sot se
“Vendimi i gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, ndërkohë që vazhdon e paguhet çdo ditë 88 mijë euro.”

Ajo shtoi se përgjegjësit për inceneratorin e Tiranës, ashtu siç e ka faktuar Partia Demokratike nëpërmjet komisionit hetimor të inceneratorëve, nisin nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka firmosur të gjitha dosjet dhe vendimet për këtë projekt. Engjëll Agaçi ka krijuar infrastrukturën ligjore për ta mbështetur, ndërsa Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, ka firmosur një kontratë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke angazhuar 130 milionë euro nga qytetarët e Tiranës.

Tabaku i bëri këto deklarata nga selia e PD, duke harruar që deputetët e kësaj partie si Belind Këlliçi,Ina Zhupa dhe të tjerë, në kohën kur ajo drejtonte komisionin hetimor të inceneratorëve, nuk e miratuan dhe as e votuan raportin e komisionit. Komisioni hetimor për inceneratorët, një nga aktet më serioze të PD-së në opozitë, në fakt funksionoi vetëm për pak kohë me mbështetjen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Me gjithë përvetësimin e suksesit të tij në emrin personal, për këtë komision kanë punuar disa nga ekspertët më të mirë të fushës, nga të cilët, përveç zonjës Tabaku, të tjerët kanë refuzuar të jenë në PD-në e Sali Berishës.

Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë 7 nga 12 të pandehurit e dosjes së incineratorit të Tiranës, por dënimet ishin aq të buta sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit.

Inceneratori i Tiranës ka ‘ngrënë’ 110 mln euro deri më tani

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me

80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.