E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: E vetmja përgjigje e qeverisë për ankesat e qytetarëve është legalizimi i kanabisit dhe bastet
Lajme

Tabaku: E vetmja përgjigje e qeverisë për ankesat e qytetarëve është legalizimi i kanabisit dhe bastet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se e vetmja përgjigje e qeverisë për ankesat e qytetarëve është legalizimi i kanabisit dhe rikthimi i basteve online.

tabaku-ne-Kuvend-850x450-1

Komentet Tabaku i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se ndihej e keqardhur që po e mbyllnin ditën e fundit të sesionit parlamentar me studentët e Mjekësisë duke protestuar jashtë Kuvendit, kundër ligjit për kushtëzimin e diplomave.

“Shqiptarët largohen, këta kërkojnë legalizimin e kanabisit. Përgjigja e qeverisë është me ikje, me largim. Për çfarëdolloj gjëje që ne kërkojmë, nuk ka përgjigje. E vetmja ofertë ekonomike sot është rikthimi i basteve online dhe legalizimi i kanabisit.

Çfarë do të bëmë me shkaljet e marrëveshjeve, edhe të MSA-së. Është fatkeqësi për të rinjtë që protestojnë në dyert e Parlamentit, që përgjigja e qeverisë ndaj ankesave të tyre është ose legalizimi i kanabisit, ose lojërat e fatit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë edhe në vështirësi, çdo ditë. Sepse Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.

Unë ndiej trishtim që e mbyllim derën e Parlamentit me studentët jashtë që protestojnë. Ndiej ndryshim që Parlamenti do të votojë sot në orët e vona të natës për një ligj për legalizimin e kanabisit, që nuk i bën askujt nder”, u shpreh Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.