E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takim historik mes Gjermanisë dhe Rusisë në OKB:
Bota

Takim historik mes Gjermanisë dhe Rusisë në OKB:

Wadephul dhe Lavrov biseduan pas katër vitesh!

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka zhvilluar një takim të papritur me homologun rus Sergej Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ky ishte takimi i parë dypalësh në nivel ministrash të jashtëm mes Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Sipas Wadephul, takimi 20-minutësh u realizua pas ndërmjetësimit të disa vendeve të tjera, të cilat e kishin informuar se Rusia ishte e gatshme për një bisedë. Ai tha se shumë partnerë ndërkombëtarë e kishin inkurajuar të pranonte takimin.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tre tema kryesore:
Eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia, të cilat janë thelbësore për shmangien e krizave ushqimore.
Incidenti me dronin në aeroportin Leipzig/Halle, për të cilin Berlini fajëson Rusinë dhe tema të tjera…

Wadephul tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se me këtë veprim ishte “kapërcyer një vijë e kuqe” dhe se Gjermania pret që raste të tilla të mos përsëriten.

Ministri gjerman tha se mbështetja e pandërprerë e Gjermanisë për Ukrainën ka për synim fundin e luftës dhe kthiminn e Rusisë në tryezën e negociatave, sepse nuk ka asnjë justifikim për luftën.

Ministri gjerman pranoi se takimi nuk solli rezultate konkrete, por ai mbrojti rëndësinë e dialogut diplomatik. “Me miqtë nuk ke nevojë të negociosh, me kundërshtarët po,” u shpreh Wadephul, duke theksuar se komunikimi është pjesë thelbësore e diplomacisë.

Nga ana tjetër, Lavrov minimizoi rëndësinë e bisedës, duke deklaruar se nuk kishte dëgjuar asgjë të re nga pozicioni gjerman dhe se Berlini mund ta kishte komunikuar të njëjtin mesazh edhe me telefon. Por analistët theksojnë rëndësinë e vazhdimit të kontatkeve sepse çdo luftë përfundon me ndonjë marrëveshje…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.