E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taksat që do rishikohen në tre vitet e ardhshme
Lajme

Taksat që do rishikohen në tre vitet e ardhshme

Strategjia e re fiskale 2024-2027, e hartuar nga ministria e Financave dhe  Fondi Monetar Ndërkombëtar është publikuar për konsultim publik. Në tre vitet e ardhshme parashikohet rikthimi i taksave për biznesin e vogël, tatimin mbi pagat dhe rritjen e pagës minimale, taksat për pasuritë e patundshme si dhe heqjen e përjashtimeve fiskale.

Ndryshe nga sa kishte premtuar qeveria “Rama” që deri në vitin 2030 biznesi i vogël do paguajë zero taksa, në fakt sipas këtij dokumenti parashikohet rikthimi i taksave për biznesin e vogël. Ndryshon taksimi i pagave, duke rritur pragun e pataksueshëm si dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

Pronat

Qeveria parashikon të ndryshojë taksat mbi pasuritë e patundshme, si dhe të heqë përjashtimet fiskale, që janë aktualisht në fuqi në shumë sektorë.

Buxheti

Në draft qeveria ka bërë edhe disa parashikime nisur nga këto ndryshime, dhe synohet rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit; ulja e evazionit fiskal dhe informalitetit dhe si mirëadministrimi fiskal nga institucionet shtetërore, kryesisht tatimet dhe doganat.

Të dhënat

Aktualisht edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave kundrejt vendeve të tjera të rajonit, mbledh shumë më pak të ardhura. Niveli të ardhurave buxhetore përllogaritet në 25.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Situata

Evazioni fiskal dhe informaliteti janë në nivele të larta, ku vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve dhe bizneseve paguajnë, ndërsa përfitojnë duke ushtruar aktivitet në të zezë. Administrimi i dobët fiskal, kryesisht i tatimeve që gjeneron edhe pjesën dërrmuese të të ardhurave, si dhe përjashtimet e shumta fiskale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.