E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla: E vërteta e votimit me kartat e deputetëve të opozitës
Uncategorized

Taulant Balla: E vërteta e votimit me kartat e deputetëve të opozitës

Në kaosin e krijuar sot në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave një veprim i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai është kapur duke marrë karta elektronike të votimit që i përkasin deputetëve të opozitës. Kjo ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e votimit. Megjithatë, me herët, Balla iu drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, duke i thënë se i kishin vjedhur kartën e votimit. Për këtë rast ai ka dhënë shpjegimin e mëposhtëm.

“Mazhoranca ka pasur, partia socialiste 72 deputetë. Mungonin dy I është pezulluar pjesmaja z tahiri dhe tjetri anasats angjeli. Gjithashtu prezentë në sallë ishin edhe tre të pdiu dhe një deputet I pavarur. Në momentin që bëheshim gati për votimin kryetarja e lsi së bashku me disa deputete të tjera hoqën kartat e musa ulqinit, Ervin bushatit,ulsi manja dhe alket hyseni që ulen në pjesën majtsa. Për arsye që karta e votimit nuk është identiteti por është në system ne u detyruam që t’I zëvëndësojmë me kartat e të tjerëve. Por duket qartë se bushati ka votuar me kartën e Genc Pollos se kartën e Bushatit e konfiskoi Monika Kryemadhi. Në emër të Musa Ulqinit, në pamundësi për të votuar unë I dhashë kartën e një deputeti të PD që nuk ishte ulur në sallë. Prezenca në sallë ka të bëjë me mometin e votimit në prezencë nuk kishte ky probem se Monika nuk kishte futur duart. Karta e votimit nuk është kartë identiteti, është kartë në sistem”, ka thënë Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.