Të gjitha rezultatet e mbrëmjes për Euro 2024
Kosova ka hedhur një tjetër hap fals në këto ndeshje kualifikuese për Euro 2024. “Dardanët” janë mposhtur nga Bjellorusia në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1.
Me këtë disfatë, skuadra e Kosovës ka zbritur në vendin e parafudnit të Grupit I me tre pikë të grumbulluara në 4 takime. Në të njëjtin grup, Zvicra ka barazuar me Rumaninë me shifrat 2-2.
Helvetët kryesojnë grupin me 10 pikë, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi Izrael-Andorrë ka përfunduar në shifrat 2-1 për israelitët.
Anglia nuk ka treguar mëshirë ndaj Maqedonisë së Veriut duke i shkatërruar me rezultatin e thellë 7-0. Fitore minimale ka marrë dhe Franca ndaj Greqisë me shifrat 1-0.
Irlanda ka mposhtur pa vështirësi Gjibralfarin me rezultatin 3-0, gjithashtu dhe Turqia ka mundur Uellsin me të njëjtin rezultat. Kazakistani ka bërë befasinë duke mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin 1-0. Ndërsa sfida Slloveni-Danimarkë u mbyll në barazim 1-1.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



