E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të qeshim me ne dhe të qajmë për ne
Sot

Të qeshim me ne dhe të qajmë për ne

Ajo studentja e Elbasanit ishte në prag të vendosjes së një rekordi të pathyeshëm botëror  dje. Do merrte 27 provime për një javë dhe këtë nuk e bente dot as Stephen Hawkingu i ndjere, mendja me brilante e njerezimit ne 50 vitet e fundit. Por Elbasani eshte vendi i mrekullirave. Kjo eshte pjesa se pse duhet te qeshim me veten tone.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bere një shoqeri hipokritesh, që genjejmë veten. Ajo tutkunja, që dje doli heroinë genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, të cilet e kanë regjistruar vajzën në Universitet per një vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnjë ditë në shkollë, genjejnë veten se janë prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash të perdorura, genjen veten se është doktor shkencash. Dhe keshtu me radhë, të gjithë ne kemi ndertuar një shoqeri të rreme, ku të gjithë genjejnë të gjithë, dhe të gjithë genjejnë veten. Ky është kulmi i hipokrizisë.

Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.

Arsimi i larte duhet te jete me cmim tregu. Vetem kjo i eliminon palacot qe nuk kane me se shtyjne diten dhe regjistrohen ne Universitet. Dhe pjesa me tragjike e kesaj eshte se neser, ajo studentja dhe shume te tjere si ajo do jete mesuese qe do mesoje femijet e neserm, do jete drejtoreshe ne administrate e madje mund te jete edhe deputete ne Kuvend.

Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.

Perkundrejt definancimit, eshte emergjente shkallezimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por une nuk besoj se ne Universitetin e Tiranes mund te marresh 25 provime ne nje jave pa shkuar asnje dite ne mesim. Prandaj nuk mund te jete njesoj Universiteti i Tiranes me ate te Elbasanit. Ketu ka nevoje per hallke te ndermjetme mes universitetit dhe shkolles se mesme. Keto universitetet si Elbasani te jene ne grade mbi shkollen e mesme, por kurrsesi universitete.

Ky palacollëk i pështirë duhet të marr fund një herë e përgjithmonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.