Të shtëna me armë zjarri në Tepelenë, raportohet për të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak çaste më parë në qytetin e Tepelenës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Kalasë së Tepelenës, ku dyshohet se janë plagosur një ose më shumë persona.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Tepelenës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, si dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Publik.al do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit sapo të ketë informacion zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



