E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teheran, vritet shefi i inteligjencës  iraniane
Bota

Teheran, vritet shefi i inteligjencës iraniane

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë sulmeve ajrore izraelite të së dielës në Teheran.

Sipas agjencisë iraniane Tasnim dhe televizionit shtetëror të Iranit, në të njëjtin sulm humbën jetën edhe zëvendësi i tij, Hassan Mohaqeq, si dhe një tjetër komandant i lartë, Mohsen Baqeri.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili në një intervistë për Fox News tha: “Mund t’ju them me siguri që kemi eliminuar shefin e inteligjencës së tyre dhe zëvendësin e tij, në zemër të Teheranit.”

Gjeneral Kazemi ishte një figurë kyçe në Gardën Revolucionare dhe kishte marrë drejtimin e njësisë së inteligjencës së IRGC në vitin 2022, duke zëvendësuar Hossein Taeb, në një kohë kur struktura të brendshme iraniane po përballeshin me rritje të ndjeshme të penetrimit të shërbimeve të huaja. Ai konsiderohej si njeri i besuar i strukturave më të larta të regjimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.