E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teknologjia fundos bashkëshortin vrasës të studentes 20-vjeçare në Greqi
Bota

Teknologjia fundos bashkëshortin vrasës të studentes 20-vjeçare në Greqi

Mediat greke shkruajnë se pas provave të administruara nga autoritetet, rezulton se bashkëshorti i saj të ketë qenë vrasësi dhe se grabitja e pretenduar, nuk ka ndodhur kurrë.

Zyrtarë të lartë të policisë greke pretendojnë se kanë informacion të mjaftueshëm në duart e tyre për të mbështetur aktakuzën ndaj 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos.

Provat që mendohet të kenë zbardhur dinamikën e ngjarjes, janë pikërisht pajisjet teknologjike të bashkëshortit dhe viktimës. Së pari, nga ekspertiza që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së krimit dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.

Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.

Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.

SITUATA MES ÇIFTIT

Mediat greke shkruajnë se gjatë muajve të fundit, çifti i të rinjve ka pasur mosmarrëveshje. 20-vjeçarja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit dhe e ka paralajmëruar se do të largohej nga shtëpia. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta mes tyre dhe shpeshherë konfliktoheshin në shtëpi.

KONTRADIKTAT E BASHKËSHORTIT NË POLICI

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ka përdorur celularin e tij gjatë “grabitjes”. Bashkëshorti e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur. Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 të mesnatës të 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.