E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Televizioni kombëtar gjerman ZDF  reportazh për Shqiperinë
Uncategorized

Televizioni kombëtar gjerman ZDF reportazh për Shqiperinë

Televizioni kombëtar gjerman ZDF i cili ka qenë shumë aktivë këto ditë duke i kushtuar një sërë kronikash dhe reportazhezh të gjata krizës shqiptare po e ndjek nga afër ha pas hapi protestën e opozitës.

Me të dalë Basha nga selia  PD ai i ka dhënë një intervistë grupit gjerman të xhirimit i cili do ta shoqërojë atë gjatë marshimit në bulevard.

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh shumë shqetësues për Shqipërinë.

Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh ku mbështetet të gjitha akuzat që opozita bën për gjendjen në vend.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.