E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi 400 mln € për Porto Romanon dështon
Lajme

Tenderi 400 mln € për Porto Romanon dështon

Dyshime për shmangie penalitetesh

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano (Faza I), me vlerë rreth 400 milionë euro, është anuluar pas tërheqjes së ofertuesit të vetëm. Lajmi u konfirmua publikisht nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili e lidhi vendimin me rritjen e kostove në tregjet ndërkombëtare.

Procedura kishte afat përfundimtar për dorëzimin e ofertave më 7 shkurt 2025. Por dokumentacioni i tenderit përcakton qartë se pas këtij afati, asnjë ofertë nuk mund të tërhiqet apo modifikohet. Pavarësisht kësaj, operatori ekonomik është tërhequr pa pasoja të dukshme.

Sipas rregullave, në raste të tilla Autoriteti Portual Durrës duhet të konfiskojë garancinë e ofertës, që në këtë procedurë arrinte rreth 7.9 milionë euro. Deri tani, nuk ka konfirmim që ky penalitet është zbatuar.

Një tjetër element problematik është fakti se, edhe pse ministri e konsideron tenderin të dështuar, procedura vijon të rezultojë “aktive” në sistemin zyrtar të prokurimeve, edhe më 2 prill 2026. Kjo ngre dyshime për shmangie të procedurave dhe përgjegjësive ligjore.

Çështja është tashmë nën hetim nga SPAK, i cili ka sekuestruar dosjen e tenderit. Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti do të vijojë në një formë tjetër, ndërsa pikëpyetjet mbi menaxhimin e një prej investimeve më të mëdha publike mbeten ende pa përgjigje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.