E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensioni/ Turqia lëshon akuzën e fortë për SHBA-të
Bota

Tensioni/ Turqia lëshon akuzën e fortë për SHBA-të

Rriten tensionet mes SHBA dhe Turqise. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusloglu, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për rastin, siç e quajti ai “ të motivuar politikisht” dhe “ të montuar”, kundër biznesmenin turko-iranian që akuzohet se ndihmoi Iranin per t’i shmangur sanksionet e SHBA-së, raporton Rel.

Cavusoglu ka thënë për gazetarët në Stamboll se ai beson se rasti i SHBA-së kundër Reza Zarrab, një tregtar i pasur, i afërt me qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është i bazuar në një rast të hapur në vitin 2013-të e që ishte hedhur poshtë.

Në rastin e vitit 2013-të, gjyqtarët turq kishin akuzuar Zarrab dhe zyrtarë të lartë turq për kontrabandim të parave dhe transferim të tyre, tregojnë dokumente e publikuara në atë kohë.

Erdogan, i cili shërbente si kryeministër, iu kishte referuar rastit si përpjekje për puç të orkestruar nga kundërshtarët politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.