E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmet 6.5 ballë në Kosta Rika, priten lëkundje të tjera
Bota

Tërmet 6.5 ballë në Kosta Rika, priten lëkundje të tjera

Pas tërmeteve që goditën Iranin dhe Irakun dhe shkaktuan qindra viktima, një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë paraprake 6.5, ka goditur Kosta Rikën gjatë natës, duke tronditur ndërtesat dhe krijuar panik tek banorët.

Ministria për Sigurinë Publike në vend ka deklaruar se deri tani llogariten dy persona të plagosur rëndë, por pa dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

Ndërsa presidenti Luis Guillermo Solis ka shkruar në Twitter se qeveria është ende duke mbledhur informacione. Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të përgatiten për lëkundje të tjera.

Energjia elektrike është ndërprerë në disa zona për shkak të dëmtimit të linjave dhe shtyllave. Për momentin nuk ka të dhëna për dëme të tjera në infrastrukturë, por lëkundja ka shkaktuar disa rrëshqitje nga masivët shkëmborë, që kanë bllokuar rrugë të rëndësishme të vendit.

Instituti amerikan për Mbikëqyrjen Sizmologjike ka bërë me dije se lëkundja u lokalizua rreth 10 milje në jug-lindje të qytetit Jako, që ndodhet rreth 60 milje në jug-perëndim të kryeqytetit San Hoze, ndërsa thellësia rreth 12 milje nën tokë.

 

 

 Fjalët Kyce
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.