E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Terroristi i Zelandës së Re dhe vizitat e tij në Serbi
Bota

Terroristi i Zelandës së Re dhe vizitat e tij në Serbi

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulëta.

Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.

Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan.

Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë,” tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit./VOA

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.