Tersi para dasmës, aktorja turke përfundon në spital
E njohur me rolin e “Melek” në serialin “I infiltruari”, Bensu Soral është kthyer në një nga aktoret më të famshme turke. Ajo së fundmi po përgatitet për dasmën me të fejuarin e saj Hakan Bas.
Por përpara dasmës, aktorja është sëmurur dhe ka përfunduar në spital. Bensu është fotografuar duke dalë nga shtëpia e veshur me pizhame e shoqëruar nga i fejuari.

Pasi ka marrë një serum në spital, 26-vjeçarja është pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, por aktorja i ka qetësuar të gjithë duke thënë se është prekur nga viroza.”Nuk ka asgjë serioze, jam prekur nga viroza, tani do shkoj të pushoj”, ka thënë Bensu.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


