Tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të nisnin luftën, vjen kundërpërgjigja për Trump
Pas takimit me Vladimir Putin në Helsinki, presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një intervistë të gjatë në vendin e tij për “Fox News”.
Përballë gazetari Tucker Carslon, Trump tha:
Malazezet, shqiptarët… janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore.”

Ndërkaq, gazetari ndërhyri me pyetjen:
Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë antarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Psh nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?”
Trump iu përgjigj:
Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë…”
Por, gazetari Carlson ndërhyri duke thënë së nuk kishte asgjë kundër Malit të Zi apo Shqipërisë.
Intervista e plotë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



