Thaçi-Kurtit: Dialogu me Serbinë, i pashmangshëm dhe i domosdoshëm
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme “Zëri i Popullit rreth finales së madhe me Serbinë”, para liderëve të dy partive LDK dhe LVV që e kundërshtojnë atë në idenë e tij për korrigjim të kufijve, tha se spektri politik në Kosovë është unik sa i përket dialogu raporton “Zeri.info”.
“Të gjithë ne e kemi një qëndrim unik sa i përket asaj se cili duhet të jetë emri dhe mbiemri i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Thaçi teksa shtoi se Status Quo nuk i benë mirë Kosovës.
“Të gjithë e dimë që dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ne duam ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë me mbështetjen e BE dhe ShBA-ve në radhë të parë. Mbi një shekull kemi pasur raporte të këqija dhe armiqësi me Serbinë, por është koha ti lëmë prapë këto dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, tha i pari i Presidencës/Zeri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



