E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thaçi niset për Amerikë me ftesë të Trump, Haradinajt iu refuzua viza
Bota

Thaçi niset për Amerikë me ftesë të Trump, Haradinajt iu refuzua viza

Presidenti Hashim Thaçi sapo është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’ në Washington.

Këtë udhëtim të presidentit e ka konfirmuar më herët zyra e tij, mirëpo Thaçi sot ka shpërndarë fotografi para nisjes, raporton JOQ Kosova.

”Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës’’, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi me ftesë të homologut të tij amerikan, Donalt Trump është i vetmi lider kosovar që do të marrë pjesë së atë ceremoni.

Kryeministrit Haradinaj, në anën tjetër, iu refuzua viza nga ambasada amerikane, pas qasjes destruktive rreth dialogut, që lidhet me këmbëngulësinë për të mos hequr taksën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.