E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thaçi zyrtarizon datën 6 tetor zgjedhjet e parakohshmeme
Bota

Thaçi zyrtarizon datën 6 tetor zgjedhjet e parakohshmeme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme, ku si datën më të volitshme, ka zgjedhur 6 tetorin.

Hashim Thaçi, dekretoi ditën e sotme shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë, duke udhëzuar KQZ- në që të nisë me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Data e mbajtjes së zgjedhjeve, duhet të ishte jo më larg se 44 ditë nga shpërndarja e parlamentit.

Vendimi për shpërndarjen e parlamentit pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Ende pa u shpallur zgjedhjet e reja, partitë janë përfshirë në një fushatë për ngritjen e koalicioneve të reja parazgjedhore.

Tashmë janë krijuar dy koalicione të tilla; njëri ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe tjetri ndërmjet Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të debatojë të hënën mes tjerash edhe mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me lëvizjen Vetëvendosje, e cila është shprehur në favor të tij.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.