E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘The Sun’ shkrim për drogën , gangsterët  shqiptarë: Kontrollojnë tregun e kokainës
Bota

‘The Sun’ shkrim për drogën , gangsterët shqiptarë: Kontrollojnë tregun e kokainës

The Sun’ ne nje raportim te fundit referuar shifrave te Ministrise se Drejtesie, shkruan se “Një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe”.

burg-britani

 

Sipas raportit, “gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani”.

Ata numerohen 876 nga 9.089 te denuarit në burgjet angleze në qershor të këtij viti, tha Ministria e Drejtësisë.

Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015, nderkohe qe një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.

Sipas raportit te Ministrisë së Drejtësisë: “Shqiptaret ne burgje perbejne 10 përqind te te denuarve, polaket 8 përqind, Rumunet 8 përqind, Irlandezet 8 përqind dhe xhamaikianet 5 përqind”.

Sipas Agjencise Kombëtare te Krimit, “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Ata gjithashtu po zgjerojnë ndikimin e tyre”.

Me tej, theksohet se “Londra është qendra kryesore e veprimit te tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.