E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Theu me gurë xhamat e bashkisë dhe postoi në internet, arrestohet
Lajme

Theu me gurë xhamat e bashkisë dhe postoi në internet, arrestohet

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar pasi mëngjesin e djeshëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë. I riu postoi videon në internet, ku dëgjohet që përdor fjalor fyes.

Au ka sulmuar Bashkinë është sulmuar nga një i ri, identifikuar me nofkën “Çekiçi”. Ai ka thyer xhamat e godinës së bashkisë në prani të policit roje dhe duke e sfiduar të njoftojë policinë.

Ajo që e bën akoma më të veçantë këtë ngjarje është fakti se sulmuesi ka dalë në transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, duke bërë thirrje drejtpërdrejt për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, shiko si sulmohet bashkia,” është shprehur ai gjatë videos, teksa shfaqej duke goditur xhamat. Më tej, ai shpreh hapur pakënaqësinë për veprimet e qeverisë: “Ke bërë shumë gabim kur shkatërrove lagjen 14.”

Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.