Thirrja e KQZ për marrjen e mandateve, PD dhe LSI dorëzon në KQZ dorëheqjet e…
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 37 dorëheqjet e kandidatëve të cilëve u ka shkuar njoftimi për të marrë mandatin.
Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në KQZ dorëheqjen e 11 kandidatëve të saj, të cilëve u ka shkuar kërkesa për të marrë mandatin e deputetit.
Sot përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka paraqitur në Institucionin Zgjedhor dorëheqjen e kandidatëve që janë në listat e saj zgjedhore.
Burime bëjnë të ditur se PD do të dorëzojë në KQZ dorëheqjet vullnetare të kandidatëve të saj, sa herë që atyre do i dërgohet nga KQZ kërkesa për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, që rrjedhimisht i hap rrugën marrjes së mandatit.
Një ditë më parë, kandidatja Ina Haxhia nuk e pranoi mandatin e Sali Berishës, duke thënë se ajo nuk e zëvendësonte dot ish-liderin historik të Partisë Demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



