“Ti varim”/ Kaos dhe tensione te Etika, përjashtohen deputetët e opozitës
Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati vendosi të përjashtojë disa prej deputetëve, duke u dhënë 30 ditë përjashtim Elda Hotit, Klevis Balliut, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Ledina Alloit, Denisa Vatës dhe Flamur Nokës.
Pas kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku deputetë të opozitës ndezën flakadanë dhe u përplasën me Gardën e Republikës, mazhoranca i bëri kërkesë Sekretariatit për përjashtimin e deputetëve. PS pretendon se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune. Nga ana tjetër, opozita i ka cilësuar masat si politike dhe të motivuara për të goditur përfaqësimin e saj në Kuvend.
Përjashtime për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
-
Belind Këlliçi
-
Fidel Kreka
-
Albana Vokshi
-
Ledina Alolli
-
Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
-
Klevis Balliu
-
Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtime për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
-
Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
-
Gazment Bardhi
-
Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtime për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
-
Besart Xhaferri
-
Xhelal Mziu
-
Bledjon Nallbati
-
Luçiano Boçi
-
Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
-
Edi Paloka
-
Ina Zhupa
-
Klodiana Çapja
-
Oerd Bylykbashi
-
Enno Bozdo
-
Tomorr Alizoti
-
Ivi Kaso
-
Gent Strazimiri
-
Luan Baçi
-
Bledi Himçi
-
Greta Bardeli
-
Manjola Luku
-
Flamur Hoxha
-
Kliti Hoti
Demokratët reaguan me ironi dhe tension, ndërsa Ulsi Manja lexonte emrat e deputetëve të përfshirë në vendimin për përjashtim. Ata ironizuan duke pyetur: “Po internim ka? T’i varim!”
Ndërkohë, Albana Vokshi i bëri thirrje Manjës të distancohej nga krimi, ndërsa deputetët e opozitës shprehën revoltë duke i rënë tavolinave për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
“Nuk mund të na përjashtojnë përfaqësuesit e Suel Çelës. O Ulsi, ke ditën sot të distancohesh nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Ramës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë,” deklaroi Vokshi, duke shprehur vendosmërinë e opozitës për të mos pranuar presionin politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



