E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tinka Kurti mes lotësh: Ana tjetër e Aleksandër Lalos
Uncategorized

Tinka Kurti mes lotësh: Ana tjetër e Aleksandër Lalos

Një tjetër artiste ka qenë prezente në skenën e “C’est la vie” për të folur për miqësinë me mjeshtrin e madh Aleksandër Lalo.

Tinka Kurti, aktorja e madhe e skenës shqiptare rrëfeu miqësinë e gjatë me kompozitorin.

“Nuk jam e gëzuar të flas për Sandrin sot. Është një dhimbje shumë madhe, për familjen e tij, për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptar.

Unë nuk e kam thirrur asnjëherë Aleksandër, por Lalo. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij disa herë brenda javës, dhe sapo shkoja më thoshte dëgjoje pak muzikën time në piano.

Sapo bëhesha me ik, ai më thoshte që do rrish për drekë edhe pse ishte shumë herët. Unë kam qenë e pranishme në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e tija”.

Vendi i tij i preferuar ka qenë Piqerasi dhe aty ndiheshe shumë mirë”, tregoi mes lotës artistja Tinka Kurti.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.