E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana mposht Kukësin me përmbysje
Lajme

Tirana mposht Kukësin me përmbysje

Tirana triumfoi ndaj Kukësit me përmbysje 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superiore.

Ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, por ishte skuadra e Ahmatajt që fitoi 3 pikëshin. Salami zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa 10 minuta më vonë, ishte Latifi, që vendosi baraspeshën, duke përfituar nga një pasiguri e portierit Tafas.

Dragoshi riktheu avantazhin për Kukësin në minutën e 39-të. Spektakli nuk mungoi as në pjesën e dytë, ku u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Në minutën e 69-të, ishte Abazaj që barazoi shifrat duke shënuar pas një penalltie të akorduar me VAR.

Ishte përsëri VAR, që u bë protagonist në një tjetër penallti për Tiranën, që u shndërrua në gol nga Patrick në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Kukësi renditet i parafundit me 19 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.