E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranës nuk i mjafton humbja, portieri thyen këmbën
Uncategorized

Tiranës nuk i mjafton humbja, portieri thyen këmbën

Lajme të këqija kanë ardhur nga infermieria e Tiranës pas eliminimit nga Beshiktashi, ku bëhet fjalë për portierin Gentian Selmani, i cili doli i dëmtuar nga fusha e lojës.

Siç bëhet me dije, gardiani bardheblu ka pasur thyer këmbën dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

 Ky lajm u konfirmua dhe më vonë nga trajneri Shehi në intervistën e tij pas ndeshjes.

Tirana i ka dhënë lamtumirën Europës edhe për këtë edicion, teksa është eliminuar nga Beshiktashi.

Tirana bëri presing në startin e sfidës dhe u mundua që të vinte në vështirësi miqtë, të cilët nuk sulmuan ashtu si në ndeshjen e parë. Edhe pse më vonë ata patën kontrollin e lojës, nuk kishin raste të pastra për shënim me Tiranën që dukej e në gjendje të përballonte ofensivën e tyre,.

Por në pjesën e dytë, me pavëmendjen e parë në prapavijë, Tirana u ndëshkua nga goli i Amartej pas një goditje këndi. Më pas, teksa kërkonte të shtynte përpara, u godit me një tjetër largim të gabuar nga mbrojtja, këtë herë me Abubakar i cili tundi rrjetën, në momentin kur bardheblutë ishin edhe ne epërsi numerike në fushë

Tentativat në fund nuk sollën një gol për Tiranën, që e mbyll kështu me humbjen 0-2 këtë ndeshje dhe i dha lamtumirën pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.