E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër luftë në horizont, Tajlanda nis sulmet ajrore drejt Kamboxhias
Bota

Tjetër luftë në horizont, Tajlanda nis sulmet ajrore drejt Kamboxhias

Tensionet mes Tajlandës dhe Kamboxhias janë përshkallëzuar sërish, pasi ushtria tajlandeze ka kryer sulme ajrore përgjatë kufirit mes dy vendeve. Sipas autoriteteve tajlandeze, goditjet kishin në shënjestër disa pozicione ushtarake kamboxhiane, ndërsa secila palë akuzon tjetrën se ka hapur zjarrin e parë.

Zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, gjeneralmajor Winthai Suvaree, bëri të ditur se një ushtar tajlandez ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur, duke pretenduar se incidenti nisi pasi trupat kamboxhiane qëlluan drejt territorit të Tajlandës.

Në reagim, tha ai, avionë luftarakë tajlandezë u angazhuan për të “neutralizuar pozicionet nga ku po vinte zjarri kamboxhian”.

Ndërkohë, autoritetet në Kamboxhia raportuan se tre civilë janë plagosur rëndë gjatë përplasjeve. Nënkryetari i provincës Oddar Meanchey, Met Measpheakdey, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Zyrtarë kamboxhianë akuzuan Tajlandën se ishte ajo që nisi ofensivën duke goditur trupat e tyre në zonën e Preah Vihear-it.

“Kamboxhia i kërkon Tajlandës të ndalojë menjëherë çdo veprim armiqësor që cenon paqen dhe stabilitetin në rajon,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Maly Socheata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.