E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Toni Kros: Humbëm gjithçka brenda një jave. Nuk është fundi i epokës
Sport

Toni Kros: Humbëm gjithçka brenda një jave. Nuk është fundi i epokës

Toni Kros ka folur pas eliminimit nga Ajaxi. Gjermani është shprehur se njerëzit harrojnë shumë shpejt, duke justifikuar në një farë mënyre disfatën e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”.

Reali ka dalë zyrtarisht nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, e njëjta gjë vlen edhe për kampionatin, ku diferenca me Barcelonën është teorikisht e parikuperueshme.

“Jemi një ekip i mirë dhe e kemi treguar në disa momente të sezonit, por jemi të sinqertë, jo vazhdimisht e bëjmë këtë. Është e vështirë ta pranosh, në një javë kemi humbur gjithçka, çdo mundësi për të fituar trofe. Për mua njerëzit harrojnë shumë shpejt çfarë ka ndodhur në të kaluarën, sepse nuk është e zakonshme që një skuadër të fitojë 3 Champions radhazi. Kjo nuk do të ndodhë më. Urime Ajaxit, ishte ekipi më i mirë”, deklaroi Toni Kros.

“Është koha të kërkojmë ndjesë. Kemi rënë më të vërtetë poshtë. Megjithatë, është shpejt të thuash se është fundi i një epoke. Do të rikthehemi përsëri sezonin e ardhshëm. Jemi Real Madridi dhe kemi detyrë t’i fitojmë të gjitha garat”, përfundoi mesfushori gjerman.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.