E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Top Channel, televizioni pro  mazhorancës, ndërron qëndrim: Sulmon Tahirin
Uncategorized

Top Channel, televizioni pro mazhorancës, ndërron qëndrim: Sulmon Tahirin

Mazhoranca duket se po e braktis ish-ministrin Tahiri. Kjo duket nga sulmi dhe qëndrimi i Top Channel, televizion i cili ka mbështetje pro qeverisë.

Bile para pak ditësh i bënë një qok Tahirit duke shkuar dhe intervistuar në shtëpi për 38 vjetorin e lindjes. Por duket se po ndryshon loja.

Arrestimi i një 25-vjeçari me 863 mijë euro ka tronditur edhe një herë, jo vetëm pozitat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, por të gjithë mazhorancës në tërësi e angazhuar për ta mbrojtur pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Gjetja e të paktën 2 lejeve të drejtimit të Tahirit bashkë me shumën e konsiderueshme të të hollave është një indicie se shuma e parave mund të ketë lidhje me vetë deputetin e mbetur tashmë pa një grup parlamentar. Kjo ngjarje ka bërë që edhe Top Channel i njohur për qëndrimet e tij në krah të mazhorancës së sotme të ngrejë pikëpyetje të mëdha. Në edicionet e lajmeve të së shtunës është transmetuar një koment redaksional me titull “Tahiri, pikëpyetje të reja! Të dhënat e rastit të dytë rëndojnë edhe mbi qeverinë” duke treguar një ndryshim të kursit të njërit prej dy TV-ve më të mëdhenj në vend.

Më poshtë i plotë komenti dhe pikëpyetjet e ngritura nga Top Channel.
KOMENTI I TOP CHANNEL
Ngjarja e Elbasanit ngre disa pikëpyetje të forta dhe që vënë në pozitë të vështirë, pikë së pari policinë. Ajo vërtet publikoi lajmin, por në deklaratën për shtyp ajo nuk flet për dy dokumentet e ish-ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu, nëse është e vërtetë se policët kanë numëruar paratë, duke shtuar gjurmët, kjo do të thotë minimalisht prishje e provave.
Me qëllim apo jo, këtë duhet ta verifikojë Prokuroria. E treta, përse Policia ka ndaluar personin në fjalë? A ka pasur të dhëna apo ka qenë rastësore? Nëse ka pasur të dhëna dhe sërish kryhen veprimet gabim, kjo e rëndon edhe më shumë punën e policisë.
Sigurisht që kjo ngjarje ka edhe pasoja politike. Kjo ndihet në faktin që ky erdhi si denoncim politik nga opozita, së cilës i besoi qytetari për të dhënë informacionin. Por jo vetëm kaq.
Kur ende nuk ishte mbyllur zhurma politike e dosjes “Habilaj”, duke se ky kapitull i ri ku përmendet ish-ministri i Brendshëm vë në pozitë jokomode mazhorancën.
Së pari për mënyrën sesi policia menaxhoi ngjarjen, ajo lë perceptimin se mund të ketë qenë nën një trysni politike. E nëse në rastin “Habilaj” mazhoranca mund të argumentonte se bëhej fjalë për të shkuarën, rasti i Elbasanit implikon të tashmen, kur zoti Tahiri është prej javësh person nën hetim dhe mazhoranca formalisht u distancua prej tij.
Së dyti, nëse në rastin “Habilaj” të dhënat ndaj Tahirit janë deri tani të debatueshme, prania e dokumenteve personale të ish-ministrit të Brendshëm në makinën e një personi që kapet me 800 mijë euro të padeklaruara, dhe që në biznesin e tij ka vetëm rindërtim komisariatesh, i bën këto të dhëna shumë më shqetësuese sesa ato në rastin “Habilaj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.