E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topojë/ I bëri pritë 32-vjeçarit dhe i mori makinën në kërcënimin e armës së zjarrit, shpallet në kërkim i riu
Uncategorized

Topojë/ I bëri pritë 32-vjeçarit dhe i mori makinën në kërcënimin e armës së zjarrit, shpallet në kërkim i riu

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se i ka bërë pritë një 32-vjeçari në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë.

Pasi e ka kërcënuar me armë zjarri ai i ka marrë automjetin dhe ka tentuar të arratiset. I riu ka braktisur automjetin në një zonë duke përfituar nga errësira sapo ka konstatuar që po ndiqej nga policia.

Uniformat blu po punojnë për të bërë të mundur kapjen e tij ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.