E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Torino, shuhen shpresat e Juventusit, bardhezinjve u hiqen 10 pikë
Sport

Torino, shuhen shpresat e Juventusit, bardhezinjve u hiqen 10 pikë

Gjykata Federale e Apelit ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen e problemeve me balancat te Juventusi. Për këtë arsye, bardhezinjtë dënohen me 10 pikë në klasifikim.

“E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin bardhezi me -10 pikë.

Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat e ngarkuara Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano” – Shkruhet në njoftim.

Mbledhja e zhvilluar ditën e sotme ka zgjatur për orë të tëra dhe diskutimet kanë qenë të shumta. Disa anëtarë mendonin se duhej zbritur 15 pikë, disa mendonin 11 pikë, ndërsa në fund u vendos përfundimisht për -10 pikë. Në fakt, gjithçka ka shkuar sipas planit, pasi publikimi i vendimit u dha sicc duhet: përpara ndeshjes Empoli-Juventus.

Kështu, me rënditjen e re, ekipi i Allegrit ka 59 pikë në rënditje dhe gjendet në vendin e tetë. Kualifikimi në Europë mbetet një mision i vështirë, duke parë edhe konkurencën e madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.