E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trageti me 335 persona mbulohet nga tymi
Bota

Trageti me 335 persona mbulohet nga tymi

Një traget me 335 persona në bord është mbuluar nga tymi në mes të Detit Baltik.

Mjeti mbante flamurin e Lituanisë në bord, ndërsa siç raporton Reuters nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Trageti ishte nisur për në Gjermani, ndërsa pësoi defekt teknik dhe motorët u fikën.

Menjëherë 4 anije luftarake si edhe një helikopter u nisën drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që anija u ankorua në portin e qytetit të Klaipeda në Lituani.

Lidhur me ngjarjen një person që ishte prezent u shpreh:

Ndodhi fillimisht një dridhje dhe pastaj trageti u mbulua nga tymi, por nuk kishte flakë.”

Pritet që autoritet të zbardhin të plotë ngjarjen që rrezikoi jetën e mbi 30 njerëzve në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin sërish.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.