E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike! Shqiptari në burgun në Spanjë i jep fund jetës
Bota

Tragjike! Shqiptari në burgun në Spanjë i jep fund jetës

Është bërë publik identiteti i shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në një burg të Spanjës, në një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij dhe mënyrën se si është menaxhuar situata brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Viktima është Jurgen Rama, me origjinë nga Burreli. Ngjarja ka ndodhur në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë, ku shqiptari vuante dënimin.

Sipas dëshmive të shqiptarëve të tjerë që ndodhen në të njëjtin institucion, Rama kishte kaluar një periudhë të rënduar psikologjike gjatë kohës së qëndrimit në burg.

Kishte humbur vëllain dhe priste lirimin

Raportohet se Jurgen Rama kishte humbur vëllain në një aksident tragjik, ndërsa vetë ndodhej pas hekurave dhe ishte në pritje të lirimit.

Sipas të burgosurve shqiptarë, zvarritja e proceseve gjyqësore në Spanjë kishte ndikuar më tej në gjendjen e tij emocionale, duke e rënduar situatën psikologjike me të cilën po përballej.

Por rasti bëhet edhe më shqetësues për shkak të një episodi të mëparshëm.

Sipas raportimeve, më 16 gusht Jurgen Rama kishte tentuar t’i jepte fund jetës, por në atë rast ishte shpëtuar nga disa shqiptarë me të cilët ndante qelinë.

Vetëm pak ditë më pas, ai është gjetur i pajetë brenda burgut Lleida Ponent.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me mënyrën se si është trajtuar situata dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë marrë masat e nevojshme pas tentativës së parë.

Rasti pritet të sjellë vëmendje mbi funksionimin e mekanizmave të sigurisë dhe monitorimit brenda burgut spanjoll, veçanërisht pas raportimit se shqiptari kishte shfaqur më herët shenja të një gjendjeje të rënduar psikologjike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.