Paris Saint-Germain pasi u trondit nga Strazburgu javën e kaluar ku u mposht 2-1, e ka gjetur përsëri rrugën e fitoreve duke e mposhtur skuadrën e Lille në shtëpi.
PSG fitoi me rezultat 3-1 të sot në kuadër të javës së 17-të në kampionatin francez. Di Maria dhe Pastore shënuan në minutat 28-të dhe 49-të, ndërsa miqtë shënuan golin e vetëm në minutën e 86-të përmes El-Ghaziit.
Por ende nuk kishte mbaruar gjithçka, Mbappe shënoi një gol mjaft të bukur duke lënë prapa tre lojtarë të ekipit kundërshtarë dhe duke u shuar çdo shpresë për barazim.
PSG ndodhet në vendin e parë me 44 pikë, 12 më shumë se Lyon që është në vendin e dytë me një ndeshje më pak të luajtur
(B.H/Faxweb)




