Trego fjalëkalimin ose merrni 5 mijë dollarë gjobë
Sipas një ligji të ri, udhëtarët do detyrohen që të dorëzojnë fjalëkalimin e telefonit dhe laptopit të tyre tek oficerët zyrtarë.
Në ligjin e ri të Zelandës së Re thuhet:
Udhëtarët do të detyrohen që të dorëzojnë fjalëkalimin e telefonit dhe laptopit të tyre tek oficerët zyrtarë që bëjnë kërkime digjitale. Kushdo që do të refuzojë dorëzimin e infromacionit personal do gjobitet me 5 mijë dollarë.”
Gjithsesi, edhe më parë lejohej që punëtorët e doganës të kërkonin pajisjet digjitale, por jo fjalëkalimet.
Ky ndryshim i ri i ligjit ka shkaktuar zemërim tek njerëzit dhe mbrojtësit e të drejtave civile të cilët e konsiderojnë ndryshimin cënim të privatësisë.
Në ligj thuhet gjithashtu se duhet të dorëzohen fjalëkalimet personale, kodet, pinet si dhe shenjat e gishtërinjve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



