TRONDITET futbolli italian, vdes 2 orë para ndeshjes kapiteni i Fiorentintës dhe mbrojtësi i kombëtares axurre
Një lajm shumë i rëndë ka goditur futbollin italian mëngjesin e sotëm. Në grumbullimin në Udine ku po përgatiteshin për ndeshjen kundër Udineses është gjendur i vdekur lojtari i Fiorentinës, Davide Astori. Kapiteni i Fiorentinës është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.
Dyshohet për një atak kardiak të lojtarit që atij i ka marrë jetën. Astori vetëm 31 vjeç dhe pjesëtar i kombëtares italiane të futbolli ndahet në mënyrë tragjike nga jeta ku vetëm 2 orë para ndeshjes me Udinesen ku ai do luante si titullar ka ndërruar jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



