Tropojë/Një i plagosur në spital nga të shtënat me armë zjarri
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Tropojë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas njoftimit të policisë, një 27-vjeçar me iniciale A.A është paraqitur sot për ndihmë mjekësore në spitalin e Tropojës.
Përpara policisë, 27-vjeçari deklaron se është vetë plagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë
Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.
Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


