E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump bën lëvizje të guximshme , i heq certifikatën e sigurisë ish drejtorit të CIA-s
Bota

Trump bën lëvizje të guximshme , i heq certifikatën e sigurisë ish drejtorit të CIA-s

Presidenti Donald Trump po ja heq certifikatën e sigurisë së lartë ish drejtorit të CIA-s të administratës Obama, John Brennan, një zë i hapur kritik ndaj Presidentit. Këtë njoftim e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

“Zoti Brennan kohët e fundit e ka shfrytëzuar statusin e tij të ish zyrtarit të lartë, që ka akses ndaj informacioneve tepër delikate, për të ngritur akuza të pabaza dhe shfrime të zemëruara në internet dhe televizion lidhur me adminsitartën aktuale”, –

Zoti Brennan ka qenë shumë kritik ndaj sjelljeve të zotit Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha krahas me Presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë, si“asgjë më pak, se sa tradhëti”.

Zëdhënësja Sanders tha se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Në mesin e tyre janë: ish Drejtori i FBI-së James Comey; James Clapper, ish drejtori i zbulimit kombëtar; ish drejtori i CIA-s Michael Hayden; ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice; si dhe Andrew McCabe, i cili shërbeu në postin e zëvendës drejtorit të FBI-së, deri kur u shkarkua në muajin mars./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.